KreuStil Jetese

Djali 16 vjeçar zë të dashur, mami Victoria Beckham i jep bekimin!

Romeo Beckham thuhet se do del me Millie Bobby Brown dhe mamaja e tij Victoria është dakort me këtë. 16-vjeçari i familjes së njohur u takua për herë të parë me aktoren 15-vjeçare të “Stranger Things”, në galanë e 70 vjetorit të Unicef në 2016-ën dhe që atëherë ‘i ka rënë në kokë’ për të.

Tashmë zërat thonë se dy adoleshentët kanë nisur të dalin me njëri-tjetrin dhe se një burim i “The Sun” thotë se njohja është në ditët e saj të para. “Është ende herët por dy të rinjtë krijojnë një çift shumë të ëmbël bashkë. Victoria e ka dhënë miratimin e saj pasi ajo është një fanse e madhe e aktores së re”.

Aktorja 15-vjeçare i takoi Bechkam-et për herë të parë një dhjetor të 2016-ës kur i dorëzoi një çmim David në një event bamirësie. Aktorja pranoi asokohe se do ta mbante mend për gjithë jetën atë mbrëmje dhe duke folur në Tapetin e Kuq ajo zbuloi se ishte fanse e Romeo-s.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF