KreuCelebrity

Mbretëresha i ndalon Meghan përdorimin e bizhuterive të familjes; ndërsa Kate e ka lejen!

Ndërkohë që në familjen mbretërore britanike pritet që të vijë në jetë fëmija i parë i Princit Harry dhe Dukeshës Meghan, duket se ish-aktorja është ndaluar rreptësisht të përdorë stolitë e pallatit mbretëror.

“The Sun” shkruan se Mbretëresha Elizabeth nuk do të lejojë nusen e nipit të vogël të vendosë asnjë prej aksesorëve dhe stolive të trashëguara nga familja mbretërore, madje as edhe ato të vjehrrës së ndjerë Diana.

37- vjeçarja nuk lejohet të mbajë vënë pjesë të koleksionit mbretëror, përfshirë edhe diademën historike të familjes, ndërkohë që gruaja e William, Kate lejohet t’i përdorë këto stoli, bazuar në hierarkinë e pushtetit.

Gazetari Dan Ëootton është shprehur për The Sun dhe Harry është shumë i irrituar për këtë vendim të Mbretëreshës, pasi sipas tij gruaj e tij duhet të ketë të drejta njësoj pjestarët e tjerë të familjes, pasi ajo mban Titullin Dukeshë.

Të vetmet bizhuteri që Meghan ka marrë nga familja e burrit të saj janë ato që Diana u ka lënë trashëgimi djemve të saj, që ata t’ua dhurojnë bashkëshorteve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF