KreuCelebrity

Përvjetori i 15-të i lidhjes: bashkëshortja Sadina dedikim të ndjerë Florjan Binajt

 

Kanë kaluar 15 vite që kur Florjan Binaj dhe bashkëshortja Sadina kanë nisur historinë e tyre të dashurisë, frut i së cilës janë sot dy fëmijët Krena dhe Glauk.

Ka qenë bashkëshortja Sadina ajo që ka kujtuar datën e shënuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ku nën një foto të çiftit ajo shkruan:

“15…Gjysma e viteve të jetës time me ty. Gëzuar 15 vjetorin. Zemra ime u plaktë me ty”

Në një intervistë për BORDO pak muaj më parë aktori i njohur i Portokalli ka rrëfyer se njohja me Sadinën ka ndodhur në Liceun Artistik kur të dy ishin nxënës të shkollës së artit.

“Nisi si çdo histori dashurie. U pëlqyem që në shikimin e parë, madje unë mendoja se na kishin sjellë të dyve në atë shkollë pikërisht për këtë qëllim, që ne të ishim bashkë! Ndodh që krijon në kokë një stereotip të personit që do të kalosh jetën dhe ‘fap’, të del përpara! Besoj ishim të dy me fat që gjetëm njëri tjetrin!”; ka treguar Binaj për Bordo.

Ndërsa momentin i propozimit për t’u lidhur ishte Sadina ajo që e rrëfu në intervistën e disa muajve më parë për Bordo ku gjithë humor tregoi: “Thjesht fare, a do lidhesh me mua dhe mundësisht më zgjati dorën duke numëruar sekondat, se s’do më priste gjatë”…

Ne i urojmë çifit të bukur festofshin edhe 100 përvjetore të tjera!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF