KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e martë 9 Prill 2019

 

#Dashi

Dita e sotme do jetë gati rutinë për ju që keni një lidhje dhe mund të bini në melankoli. Bëni patjetër përpjekje për ta ndryshuar situatën dhe për të sjellë më shume intensitet. Beqaret nga ana tjetër duhet te jene me te duruar sepse do edhe pak kohe qe t’iu shfaqet personi ideal. Me financat mundohuni te jeni sa me te logjikshëm dhe gjerat do fillojnë t’iu normalizohen goxha.

#Demi

Çiftet do ndiejnë shume gëzim ne shpirt gjate kësaj dite dhe emocionet do ju shtohen ashtu si kurrë nuk i kishin menduar. Nuk priten aspak mosmarrëveshje e debate. Klima për beqaret do jete gjithashtu e ngrohte dhe mund te arrijnë te realizojnë takime te këndshme. Me shpenzimet mos u tregoni te palogjikshëm sepse atëherë kur te mos e prisni situata do ju dale jashtë kontrollit.

#Binjaket

Dite shume e qete pritet te vije për ata qe janë ne një lidhje. Problemet e se shkuarës ata do i lënë pas krahëve dhe do mendojnë vetëm si ta bëjnë te ardhmen sa me te bukur. Miqtë ne fakt do i ndihmojnë pamase. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare pa zhvillime te mëtejshme. Për sektorin e financave do jeni te frymëzuar dhe do dini si te veproni ne çdo lloj situate.

#Gaforrja

Merkuri do ketë ndikim shume pozitiv sot tej jeta juaj ne çift. Do mendoni me pozitivisht dhe do keni besim te plote tek ai qe keni ne krah. Beqaret do tërhiqen shume nga dashuritë e pamundura. Ata do i bëjnë te gjitha përpjekjet qe do kenë ne dore pavarësisht nëse do ja dalin dot apo jo. Ne planin financiar është momenti ideal për ta konsoliduar situatën.

#Luani

Do jeni shume te ëmbël dhe te bute gjate kësaj dite ju qe keni një lidhje. Ne përgjithësi harmonia dhe emocionet do mbizotërojnë dhe ju do ndiheni si neper ëndrra. Beqaret ka mundësi te njohin dashurinë e madhe dhe do fillojnë një lidhje te këndshme. Situata financiare do filloje te konsolidohet goxha. Do jeni me te ndërgjegjshëm për hapat qe duhet te hidhni dhe nuk do ngurroni për asgjë.

#Virgjeresha

Dite mjaft euforike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë nuk do dëshironi qe emocionet te shterojnë. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe nuk do kërkojnë asgjë me ngulm. Ne planin financiar do jeni me më shume fat se kurrë me pare. Shfrytëzojeni rastin edhe për te hequr disa para mënjanë.

#Peshorja

Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni pafund me atë qe keni ne krah dhe nuk do dëshironi te shkëputeni për asnjë çast prej tij. Edhe beqaret do jene me fat. Ata do argëtohen ne çdo moment me personat qe do takojnë, por nuk do jene ende gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te jeni vigjilente sepse ne te kundërt do keni vështirësi.

#Akrepi

Do jeni shume idealiste sot ju te dashuruarit, por ne mbrëmje ka rrezik te zhgënjeheni tej mase nga partneri. Mire do jete te riktheheni menjëherë me këmbë ne toke. Beqaret do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një lidhje afatgjate. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni. Vazhdoni t’i menaxhoni ne te njëjtën mënyrë te ardhurat.

#Shigjetari

Do jeni tej mase xheloze sot ju qe keni një lidhje dhe keni për te pasur mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin. Asnjeri nuk do hape rruge. Beqaret do kenë me tepër mundësi për aventura kalimtare dhe pa te ardhme. Mund t’i shfrytëzojnë ato nëse duan sepse për lidhje serioze duhet te presin ende disa kohe. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, por nuk duhet te dekurajoheni.

#Bricjapi

Dite pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit, megjithatë mos prisni qe partneri t’ua plotësojë te gjitha dëshirat qe keni. Gjithçka e ka një kufi. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do duhet ende kohe për ndryshime rrënjësore. Saturni ka rrezik te ndikoje keq tek sektori i financave dhe gjendja mund te destabilizohet.

#Ujori

Dite e mbushur me vështirësi te shumta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Për shume gjera nuk do merreni dot vesh me partnerin dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat. Buxheti nuk do jete shume i ekuilibruar kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

#Peshqit

Dëgjojini me kujdes ato qe do ju thotë partneri juaj sot dhe mos i dilni kundër për asgjë sepse do keni probleme dhe debate te njëpasnjëshme. Beqaret do i kenë mendimet shume te qarta dhe do përfitojnë nga çdo moment kur te kenë pranë persona qe do ju pëlqejnë. Ne planin financiar do ju duhet shume përkujdes dhe maturi qe gjerat te fillojnë te përmirësohen.#HoroskopiDitor

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF