KreuStil Jetese

Bashkë prej 10 vitesh, Marin Mema flet për brunen që i ka vjedhur zemrën

Gazetari i njohur Marin Mema ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Pan’ në Tv Klan. I gjendur përballë gazetarëve të vegjël, Mema krahas anës profesionale ka folur për herë të parë edhe për çështjet e zemrës.

Ai treguar se prej 10 vitesh tashmë është në një lidhje dashurie, pa zbuluar identitetin e vajzës që i ka vjedhur.

‘Babi më ka thënë që martohu nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur, nëse nuk të qëllon gruaja e mirë do të mbetesh një filozof’, rrëfeu Marini.

E sa i përket imazhit të vajzë së i qëndron në krah prej 1 dekade, gazetari i Top Channel tregoi një detaj të veçantë.

I pyetur nga fëmijët si e do gruan brune apo bjonde, Marini u përgjigj: ‘Brune siç e kam gjetur’.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF