KreuFashion

Instagram vjen me NDRYSHIMIN drastik!

Rrjeti social instagram njofton se tashmë mund të jetë më e lehtë që të shikoni ”Storyt” e personave që kërkoni, në sektorin Search të Instagram, sipas ndryshime të fundit që u pa e arsyeshme për t’u bërë.

Nëse deri tani në ‘search’ shfaqeshin foto të personave dhe emra në bazë të atyre që ju keni kërkuar më shpesh, tashmë përveç fotove do të shfaqen dhe ”Storyt” që ata postojnë.

Por, këto nuk janë ndryshimet e vetme.
Instagram gjithashtu ka njoftuar se në muajt e ardhshëm do të ndryshojë dhe mënyra sesi do të flisni me mesazhe. Rrjeti social ka menduar që të krijojë një aplikacion të veçantë për biseda që do të quhet ”Direckt App”. Ky ndryshim i Instagram ngjan njëlloj me atë që Facebook bëri vite më parë, duke e krijuar aplikacionin ‘Messenger’.

Burimi: InTv

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF