KreuStil Jetese

Lacoste ndryshon logon e famshme të krokodilit për një kauzë fisnike, me cfarë do ta zëvendësojë!

Logoja e saj me krokodil është e famshme, por kompania Lacoste ka vendosur ta ndryshojë me rastin e ditës ndërkombëtare të biodiversitetit. Marka franceze ka lënë shenjën e saj në botë me këtë logo, megjithatë në koleksionin e fundit e ka ndryshuar atë me imazhin e 10 specieve që rrezikohen nga zhdukja. Vendin e reptilit ikonë do ta zënë kështu përkohësisht 10 kafshë të tjera.

Kompania madje ka vendosur që një pjesë të fitimeve nga edicioni I fundit I limituar Lacoste të shkojë në mbështetje të përpjekjeve për mbrojtjen e kafshëve të tilla. Firma e famshme e veshjeve  prêt-à-porter të një cilësie mjaft të lartë është themeluar në vitin 1933 nga lojtari I tenisit René Lacoste.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF