KreuBusull

Aksident me katër viktima; shuhet një familje!

 

Një aksident rrugor i ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm ka rezultuar tragjik për familjen Bibaj. Katër persona të kësaj familjeje kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga pasi është përplasur me bordurën në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Mësohet se ata po ktheheshin nga festa e ditëlindjes së njërës prej vajzave.
Report tv mëson se viktimat janë nëna, babai dhe dy vajzat  B. Bibaj, Xh.Bibaj, F.Bibaj dhe V. Bibaj, ndërsa miku i familjes A. Alia i cili drejtonte mjetin tip BMW me targa AA472 PE, ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në spitalin ushtarak në kryeqytet ku merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shqiptarja.com

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF