KreuCelebrity

Moderatorja u largua nga “My Living“, arsyeja qenka shumë e bukur!

Moderatorja e programit ‘My Living’ në ‘Vizion Plus’ dhe ‘Tring’, pushtoi mediat rozë një ditë më parë me lajmin e largimit të papritur të saj nga projekti televiziv, të cilin nuk do ta drejtojë më gjatë sezonit të ardhshëm.

Shumëkush pyeti: “ C`ishte kjo ikje kaq e papritur“? Brunilda Lahe ka vendosur ta japë sqarimin vetë. Në puntatën e fundit të emisionit, ajo tregoi se do të bëhet nënë për herë të parë.

“Arsyen përse nuk do të jem sezonin që pason në moderimin e @mylivingtringofficial do doja ta ndaja së pari me shikuesin e programit që e dua shumë dhe jam përkushtuar pa rezerva. Për 4 vjet me ‘My Living’ kam takuar njerëz të mrekullueshëm, të cilët më kanë mësuar shumë. Kam takuar njerëz të thjeshtë, por që u bënë personazhe të njohur falë stilit apo talentit që kishin. Takimet me ta më kanë pasuruar. Këtë vit Living mbaroi dhe në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime. Unë do takoj dikë tjetër që do më mësojë edhe më shumë. Do të takoj një krijesë të mrekullueshme, e cila do më lumturojë në jetën time. Takimi me të është gjëja më e jashtëzakonshme që po më ndodh! Është bebja që pas disa muajsh do ta sjell në jetë. Ju uroj të gjithëve lumturi dhe pushime të gëzuara! Mirë u takofshim”, kanë qenë fjalët e Brunildës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF