KreuCelebrity

Arbana dhe Xhemi me pushime bashkë, destinacioni i tyre qenka teper i vecante!

Jane dy moderatore mjaft të njohura, por edhe mikesha “për kokë“. Ndaj nuk është cudi që Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu kanë zgjedhur të bëjnë një palë pushime bashkë. Destinacioni I përzgjedhur megjithatë nuk është ndonjë vend I bukur bregdetar, sic mund të mendohej duke qenë se jemi në sezonin veror. Prezantueset kanë udhëtuar drejt Holandës.

Vendi që I ka joshur është Giethoorn, qetësia e të cilit duket I ka kënaqur pa masë. “ ky vend ka qenë në listën tonë për shumë kohë“, ka shkruar Arbana, ndërsa në fotot e postuara prej saj shihen shtëpi të bukura karakteristike, gjelbërimi I madh, kanalat ujore; një vend ku sic shkruan moderatorja, nuk ka makina e bicikleta, vetëm shtëpi dhe varka!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF