KreuStil Jetese

Princesha Charlotte shkon në shkollë, prindërit i ndryshojnë emrin (arsyeja e admirueshme)

Princesha Charlotte ka nisur sot ditën e parë të shkollës. Ajo së bashku me vëllain George janë shoqëruar nga prindërit Dukesha Kate Middleton dhe Princ Williams dhe momente gjatë mbërritjes në shkollën fillore në ‘St. Thomas’s Battersea’ janë publikuar edhe në rrjet.

Përpos imazheve kaq të lezetshme të dy fëmijëve, mësohet se Kate dhe William kanë marrë një vendim të rëndësishëm për princeshën duke vendosur t’i ndryshojnë asaj emrin. Në mënyrë që vogëlushja të mos diferencohet nga shokët dhe shoqet e klasës, ajo do të ketë një emër të ri për t’u ndjerë kështu njësoj me fëmijët e tjerë.

Emri i saj i plotë është Charlotte Elizabeth Diana dhe njihet me titullin e princeshës, megjithatë e vogla nuk do ta përdorë këtë në shkollë. Ajo do të njihet nga të gjithë si Charlotte Cambridge pa titullin dhe emrat pasardhës.

Sipas ‘Cosmopolitan’, ky gjest është vlerësuar nga të gjithë dhe thuhet se u bë për të mirën e vogëlushes.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF