KreuStil Jetese

Granit Xhaka lë futbollin: “Ka gjëra më të rëndësishme në jetë”

Futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka ka vendosur të tërhiqet nga fusha e blertë. 26-vjeçari, i cili luan me kombëtaren e Zvicrës ka planifikuar të shkëputet nga futbolli për të qenë pranë bashkëshortes së tij Leonitës, e cila pritet të sjellë në jetë në pak javë fëmijën e parë të çiftit.

Sipas mediave çifti do të mirëpresë në jetë frytin e tyre të dashurisë diku rreth mesit të muajit tetor, periudhë kjo kur luhen edhe ndeshjet e kombëtareve për eleminatoret e Kampionatit Europian.

Ylli i fushës së blertë është shprehur se gjatë kësaj kohe mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Petkoviç dhe ka shumë gjasa që të mungojë edhe në disa ndeshje me Arsenalin.

“Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferoviç ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëta gjë do të ndodhë edhe me mua”, ka thënë Granit Xhaka.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF