KreuCelebrity

Drejt altarit me babain, puthja me Besnikun; Jonida Vokshi publikon momentet emocionuese të dasmës!

 

Nëpërmjet një ceremonie romantike, në bregun e detit të Durrësit Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë para dhjetra të ftuarve.

14 shtatori 2019 do të mbetet përjetësisht në memorien e dy aktorëve, si momenti më emocionues i jetës. Dhe në fakt të tillë e ka cilësuar Jonida dasmën me partnerin e saj, ndërsa ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram disa prej çasteve më kuptimplota të së shtunës së 14 shtatorit.

Që nga ecja drejt altarit me të atin në krah, puthja me Besnikun e të tjera përjetime të asaj dite, Jonida i publikoi në instagramin e saj me mbishkrimin:

“Momenti më emocionues i jetës”

Moderatorja e ëmbël e ekranit shqiptar kurorëzoi  me martesë dashurina disa vjeçare me partnerin Besnik Krapi, dhe siç e do tradita Jonida pas dasmës do të nisë një jetë të re pranë bashkëshortit të Kosovë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF