KreuCelebrity

Fundjava e Albanit, Bietës e Kroit na e bëri zili të gjithëve!

 

Ndonëse jemi në ditët e fundit të tetorit, duket se ‘vera’ këtë vjeshtë nuk do të largohet. Temperatura me të cilat lirshëm mund të bësh edhe plazh, na kanë shoqëruar gjatë gjithë muajit duke e zgjatur kështu stinën e ngrohtë për plot pesë muaj.

Familja Dudushi duket se nuk e kanë lënë pa e shfrytëzuar edhe këtë fundjavë të ngrohtë, teska të tre së bashku; Albani, Bieta e vogëlushi Kroi kanë shkuar në Jug për të bërë plazh.

Kanë veshur rrobabenjot, teksa Kroi Art nuk ka harruar të marrë me vete lodrat e tij të preferuara dhe familja Dudushi sapo na e bëri zili të gjithëve me fundjavën aspak të zakontë për një fund tetori.

Moderatorja ka ndarë disa foto në rrjetin social Instagram, ku treshja duket të shijojnë këtë ditë vere, dhuratë nga Vjeshta!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF