KreuArt

Ndahet nga jeta producenti i “Godfather”!

 

Ai është një nga producentët më të suksesshëm në historinë e Hollywood. Robert Evans i njohur më së shumti si producenti i filmit “Godfather” është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare këtë të shtunë.

Si kreu i prodhimeve të “Paramount Productions”, Evans i ka dhuruar Hollyëood një sërë filma të sukseshëm si “Chinatown”, “Urban Cowboy”, “Goodbye Columbus”.

Prodhimi më i suksesshëm vitet e fundit të Robert ishte komedia “How to Lose a Guy in 10 Days”.

Evans është martuar dhe divorcuar 7 herë, dhe nga martesa me Ali MacGraw ai ka një djalë të quajtur Josh. Një nga martesat e producentit ka zgjatur vetëm 10 ditë.

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF