KreuCelebrity

Tek Bieta, kishte “cudira“: biznesmeni puthet live me një djalë!

Elton Ilirjani nuk e ka fshehur asnjëherë orientimin e tij seksual; sipërmarrësi që drejton një kompani të madhe rekrutimi në Amerikë dhe Shqipëri, nuk është mjaftuar me kaq, por ka nisur I vetëm prej muajsh një nismë ndërgjegjësimi për të drejtat e transgjinorëve në Shqipëri. Dhe si për ta ilustruar më qartë atë që po tenton të bëjë, rrëzimin e tabuve, tek “ Ftesë në pesë“ kishte ftuar një mikun e tij ( që u shfaq I maskuar), dhe e puthi në buzë.

Eltonit I ka pëlqyer të ngacmojë vazhdimisht këtë periudhë duke përfshirë këtu dhe lyerjen e buzëve dhe foto nudo. “Provokimi duhet për t’u thënë shqiptarëve që të puthet një mashkull me një mashkull nuk është asgjë që të të heqë mendjen ose dy femra bashkë. Në gjatë gjithë ditës shohim femra të zbuluara, gjokset jashtë, “prapakolpet” siç thotë Kujtim Gjuzi jashtë, puthen e bëjnë gati dhe porno në media. Ndërkohë po të puthësh dikë të së njëjtës gjini bën lajm dhe unë dua që për herë të parë kjo të mos përbëjë lajm”, sqaroi Eltoni, që menjëherë pas kësaj, do të nisej direkt për në Amerikë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF