KreuStil Jetese

10 gabime të cilat duhet t’i shmangni kur krijoni një romancë të re

 

Ditët e para të një marrëdhënieje mund të jenë të lumtura. Gjatë kësaj periudhe, ekspertët shpjegojnë, për  “The Guardian”, se çiftet kalojnë një ‘mjegull’ dhe jo një fazë reale, të lumturisë. Fundjava të tëra i humbasini në shtrat dhe jo duke njohur njëri-tjetrin. Si rrjedhojë këtyre lidhjeve sentimentale, ju vjen fundi pas tre muajsh. Kështu që filloni të shihni të metat dhe të mirat e personit që keni në krahë, përpara se çdo gjë të shkatërrohet pa nisur mirë. Për të mos bërë të njëjtat gabime, apo nëse nuk dini si të ndryshoni sjellje, ekspertet, na orjentojnë drejt këtyre qëndrimeve:

“Është mirë të dini se çfarë doni dhe t’i keni të qarta shumë mirë se çfarë doni nga partneri juaj i ardhshëm. Por, kjo ‘do të thotë që këto t’ja thoni që ditët e para të njohjes, por tregoja me sjellje. Kjo do të kërkojë durim nëse dëshironi që marrëdhënja të zhvillohet natyrshëm me atë person. Sigurisht që do të jetë e vështirë.”- thotë psikologu dhe ekspertja e marrëdhënieve romantike, Emma Kenny.

Është mirë të keni një ide për llojin e personit me të cilin dëshironi të dilni.

“Në fillim të marrëdhënieve, shpesh vazjat mundohen të tregohen të ftohta, por kjo ju bën të dilni nga vetvetja dhe të jepni një ‘performancë’, jo të këndshme. Kështu që më mirë të jeni vetvetja.”- thotë trajneri i takimeve romantike, Persia Lawson.

“Unë jam një tifoz i madh i rishikimit të marrëdhënieve të kaluara. Para së të nisni një marrëdhënie të re, mendoni se çfarë nuk shkoi në lidhjen e mëparshme. Ndoshta ju keni zakonin të tërhiqeni nga njerëz që nuk ju përshtaten ose diçka nuk shkon me ju.” – është shprehur, Kenny.

“Shumë klient të mitë e kanë këtë problem. Unë gjithnjë ju them, për ta quajtur veten të lidhur nuk mund ta bësh këtë vetëm pasi ke pirë një herë kafe. Pasi njohja e një personi dhe aprovimi vetjak , pra nëse ju pëlqen ose përshtatet, ose jo, kërkon kohën e vetë. Çfarë është e shumë e rëndësishme, mos flisni me miqtë ose të afërmit tuaj për rreth tre muaj, pa e vendosur nëse ai/ajo është i duhuri/a.”- këshillon Kenny.

“Të gjithë kemi kaluar këtë. Ju keni qenë në takim me dikë për disa javë, ai/ajo duken të përsosur dhe më pas janë të pasjellshëm me një kamerier/e ose duke flasin plehra. Mos e injoroni flamurin e kuq. Flamujt e kuq janë të rëndësishëm, sepse ato nënkuptojnë se duhet të largohesh nga ajo marrëdhënie, menjëherë. Pasi kushdo që është i pasjellshëm me një kamarier nuk është aspak i vlefshëm për kohën tuaj.”- thotë Kenny.

“Jini të vetëdijshëm për ato që postoni në mediat sociale. Mund të jetë e mrekullueshme të mendosh se keni takuar zemrën tuaj, por mos harroni se nëse do të jetë një marrëdhënie e rëndësishme, nuk është e nevojshme të nxitoni gjërat. Që do të thotë: qëndroni larg së postuari foto me partnerin tuaj, deri kur lidhja juaj të ketë arritur në seriozitetin e duhur.”- shprehet Mayor.

“Ju duhet të respektoni veten dhe të keni kufij të qartë kur bëhet fjalë për takim me dikë. Shumë njerëz kanë frikë të shprehin se si duan të trajtohen nga frika se mos refuzohen. Por është më mirë ta dini tani sesa më vonë. Jini të guximshëm për të ngritur kufijtë tuaj dhe të thoni:‘ Kjo është ajo që unë dua dhe çfarë dëshiroj.’”- thotë Lawson.

“Është plotësisht e natyrshme seksi me një partner të ri. Por nëse nuk keni një marrëdhënie të shëndetshme seksuale, pra nuk keni përputhshmëri. Nëse jeta juaj intime nuk po funksionon, nuk duhet ta injoroni këtë gjë, përndryhe do të keni problemi. Ko sepse ju kurrë s’do të jeni i kënaquar as fizikisht, por edhe emocionalisht.” – thotë Mayori.

“Kur mendoni se keni gjetur personin idel, ju ndaloni së kontaktuari miqtë tuaj dhe filloni të planifikoni tërë jetën tuaj kur të mund t’i shihni, ose jo. Nëse e bëni këtë, mund të përfundoni të izoluar nga sistemet tuaja mbështetëse në një marrëdhënie jo të shëndetshme. Në përvojën time, çiftet që kalojnë tërë kohën e tyre së bashku marrëdhënia e tyre nuk funksionon. Ajo bëhet toksike, prandaj më mirë mbani një diistancë të shëndetshme.”- këshillon Lawson.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF