KreuStil Jetese

Kush kopjoi kë?! Elvana Gjata dhe Eleni Foureira veshin të njëjtin fustan, por nga stilistë të ndryshëm!

Dy artistet shqiptare Elvana Gjata dhe Eleni Foureira çuditërisht kanë bërë XING-un më të çuditshëm që mund të keni parë! Gjithçka ka ndodhur vetëm brenda 1 ore diferencë nga postimet që secila nga artistet ka bërë në llogarinë personale në Instagram.

Në fakt deri këtu nuk ka asgjë të keqe, që dy vajza të njohura të ‘përplasen’ me veshjet e njëjta.

Ajo që të bënë përshtypje është fakti se fustani në fjalë është krijuar nga stilistë të ndryshëm: Valdrin Sahiti- stilisti i Elvanës dhe Irene Angelopoulos stilistja që ka veshur Eleni Foureira.

E para që e ka publikuar foton ka qenë stilistja e huaj dhe 2 orë pas saj postimin e ka bërë edhe Eleni në Instagramin e saj ku ndiqet nga 1 milionë ndjekës. Fill pas kësaj të fundit, Elvana Gjata ka publikuar foto nga momentet e provave ekzaktësisht me të njëjtin model fustani vetëm jo në ngjyrë rozë por në ngjyrë jeshile neoni.

Por në këtë xing-n e dy këngëtareve të njohura a bëhet fjalë për ‘mendjet e mëdha (të dy stilistëve) mendojnë njësoj” apo mos ndoshta njëri fustan është thjesht i kopjuar nga tjetri me disa ndryshime të vogla? Ajo q vihet re nga kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale është që e vetmja lidhje mes dy stilistëve është Elvana Gjata e cila rezulton se ndjek në Instagram stilisten greke.

Tani, gjykoni ju!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF