KreuCelebrity

A do të martohej prapë me Norën? Cfarë thotë Roberti!

Pati një detaj këtë herë tek “Shiko Kush Luan“, që na shpëtoi në atë moment. Robert Berisha ishte një ndër të ftuarit e Luana Vjollcës këtë të shtunë, dhe tema e “pashmangshme“ u prek. Roberti u pyet për ish bashkëshorten Norën.  Në lojën me martesa, ku duhej të zgjidhte mes femrave të njohura të shoubizit, atij iu shfaq fotografia e këngëtares së famshme nga Kosova.

“Kam kaluar 14 vite të bukura me Norën dhe do të martohesha prapë me të nëse do ta dija se do të kaloja 14 vite të tjera të lumtura”, deklaroi hapur këngëtari.

Në lojën “Ndaje ose Haje” në Shiko kush Luan, Roberti u pyet nëse kënga në festivalin e fundvitit është dedikim i hapur për Norën, shkruan  Top Channel. “Fajtore për këngën është Fifi… Unë me Norën sot kam një marrëdhënie të mirë dhe uroj që të gjitha çiftet që ndahen e sidomos kur ka fëmijë në mes ta kenë të tillë si marrëdhënia jonë…”, ka thënë Roberti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF