KreuBusull

Biznesmeni Samir Mane dhuron 1.2 milion euro për të prekurit nga tërmeti!

Bordi Drejtues i Grupit Balfin nën kujdesin e veçantë të Presidentit Samir Mane, dhe kompanitë përkatëse të Grupit vendosen sot që të akordojnë shumën prej 1.2 milionë eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Përveç kësaj shume të akorduar, kompanitë e Grupit Balfin, si Spar, Neptun, Jumbo, etj, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës, e kështu me radhë, që në ditën e parë, i kanë qëndruar pranë banorëve të pastrehë, duke u ardhur në ndihmë me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore.

Grupi Balfin bën të ditur se ndihmat e tij do të vijojnë çdo ditë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF