KreuBusull

Me valixhet plot ëmbëlsira dhe 100 mijë euro, Bebe Rexha vjen në Shqipëri!

 

Ajo është një ndër miliona shqiptarë që janë solidarizuar këto ditë të vështira për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, krahas kontributit të saj prej 100 mijë eurosh ka preferuar të vijë edhe vetë personalisht për të dorëzuar paratë, e për të parë nga afër tragjedinë që I mori jetën 51 njerëzve.

Bebe vjen sot në Tiranë dhe pak orë më parë nëpërmjet një instastoryt ajo ka lajmëruar se do të jetë pranë shqiptarëve dhe do të shohë vetë personalisht që paratë të shkojnë në vendin e duhur, e të mendojë nëse do të ndërtojë një apo dy shtëpi.

Artistja e famshme nuk ka harruar të gëzojë edhe vogëlushët teksa ka mbushur valixhet plot me ëmbëlsira.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF