KreuCelebrity

Humbi 7 persona të afërm nga tërmeti: këngëtarja shqiptare jep mesazhin prekës në transmetim ‘live’!

 

Evi Reçi fatkeqësisht pësoi humbje të madhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit, ku nën rrënoja u nxorrën të pajetë, familja e xhaxhait të saj prej katër anëtarësh, ndërsa pak metra më larg mikja e saj e zemrës së bashku me nënën dhe vajzën do të ishin viktimat e radhës të kësaj tragjedie.

E me gjithë dhimbjen dhe dëshpërimin, këngëtarja dhe moderatorja ka mbledhur forcat dhe ka nisur transmetimin e programit “Vizioni i Pasdites” teksa e veshur me të zeza ka dhënë një mesazh prekës për jetën.

 

 

Asgje nuk me shume rendesi se sa jeta. Sot, me te forte se kurre.

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

“Ishin ditë të vështira për të gjithë ne, për të gjithë shqiptarët. Shpeshherë bëjmë plane, por dikush tjetër i bën për ne. Është krijuar një plagë e madhem, e po ashtu një plagë e madhe është krijuar edhe në zemrën time. Sigurisht që u fol dhe tashmë ju e dini që në tërmetin e 26 nëntorit unë humba 7 njerëz të afërm. Humba xhaxhain e tim Eduart Reçin me familjen e tij, Dolorën, Klaus dhe Kristin. Humba shoqen time të fëmijërisë Diena me vajzën e saj të vogël Esielën dhe nënën e saj Rozën. Dhimbja është e madhe, një tragjedi që askush nuk mund ta imagjinonte. Trishtimi dhe shpresa ecnin bashkë teksa prisnim për një lajm të mirë. Por nuk ndodhi ashtu. Këto ditë për mua kanë qenë domethënëse, kur kupton se asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa jeta”; ka qenë ky mesazhi i ndjerë që Evi ka ndarë me publikun për humbjen e saj të madhe.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF