KreuCelebrity

Nudo e mbuluar vetëm me kopertinën e librit të saj: Kjo është dhurata e Rihannës, për fansat këtë fundvit!

Rihanna ditën e djeshme, në rrjetin social, Instagram, ka postuar ‘dhuratën’ për fansat, gjatë festave të fundvitit. Një foto në të cilën Rihanna duket më provokuese se kurrë, ‘e veshur’ vetëm me kopertinën e librit të saj.

31-vjeçarja është e ulur në një stol të mbushur me lule, që krijojnë një atmosferë të ngrohtë, në këto ditë të ftohta dimri.

“A e keni parë se çfarë ndodhet midis kapakëve? Merrni edhe ju kopjen tuaj të #therihannabook për të zbuluar më tepër!”-shkruan Rihanna, në foton e saj, në Instagram.

Libri përfshin 1050 foto intime të realizuara nga këngëtarja, përgjatë gjithë jetës së saj. Gjithashtu  përfshin edhe foto nga fëmijëria e saj në Barbados, turnet në të cilat ka marrë pjesë në të gjithë botën dhe disa momente të pjesëmarrjes së saj nëpër sfilata apo sete fotografish.

Botimi ka 504-faqe, ku në brendësi është mjaft modest, pasi për fotot është treguar shumë kujdes që të ruhet origjinaliteti i tyre, si në ngjyra edhe në madhësi.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF