KreuStil Jetese

Sa janë paguar aktorët te “Falco”? Bes Kallaku për Bleonën “Edhe 10 milion dollarë ti japësh prapë nuk kënaqet

Ka rinisur të shfaqet sërish në kinematë e vendit komedia “Falco” që mban autorësinë e aktorit Bes Kallaku. Ky i fundit ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up” ku është pyetur për filmin dhe nuk është lënë pa u ngacmuar edhe për pagesat e kastit të aktorëve, që përfshin emra si Bleona Qereti, Arben Derhemi, Albano Bogdo, Olsi Bylyku, Margent Çaushi, Drane Xhai, Behar Mera, etj.

I pyetur për aktorët dhe jo aktorët e kastit se, kush është paguar më shumë e kush më pak, sigurisht që producenti Bes Kallaku u tregua i kujdesshëm të mos japë shifra konkrete. “Di të them që të gjithë kanë qenë të kënaqur me pagesën. Bleonës edhe 10 milion dollarë ti japësh prapë nuk kënaqet, por ajo është natyrë që po e pëlqeu një projekt nuk pyet shumë për pagesën”– tha ai.

Pak informacion për filmin:

‘Falco’ quhet filmi i Bes Kallakut me producent dhe protagonist kryesor vetë aktorin e njohur. Në qendër të tij është situata aktuale politike dhe sociale në Shqipëri sigurisht e shoqëruar me nota humori. “Falco” është xhiruar në 15 qytete të Shqipërisë dhe në 4 qytete të Italisë. Prej dy vitesh e gjysmë, aktori Bes Kallaku i është përkushtuar këtij projekti i cili tashmë është finalizuar dhe kujtojmë se prej datës 20 nëntor “Falco” nisi të shfaqej në të gjitha kinematë e Tiranës, por për shkak të tërmetit të 26 nëntorit shfaqja e filmit u ndërpre. Aktori pohoi se duke filluar nga sot filmi do të nisë të shfaqet në të gjitha kinematë. Por teksa fliste për filmin ai pohoi se do të ketë dhe një “Falco 2”- duke i premtuar Ori Nebijajt dhe Isli Islamit se do ti bëjë pjesë të serisë së dytë të filmit.

Burimi: Wake Up/ Top Channel

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF