KreuCelebrity

Ura e Bosforit mban emrin e saj; I dashuri surprizon Genta Ismajlin në mënyrën më romantike të mundshme!

Pak javë më parë u bë publike historia e dashurisë së këngëtares Genta Ismajli me biznesmenin nga Turqia, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Dy ditë më parë këngëtarja ka festuar ditëlindjen, e teksa ka qenë duke bërë një ecje ‘rastësore’ me partnerin në Urën e Bosforit, krejt papritur Genta ka parë një dedikim të shkruar në gjuhen turke, i shfaqur mbi urë.

“Të dua Genta”; shkruhej në dedikimin, autori i së cilës sigurisht që është partneri i artistes.

Ura e Bosforit vizitohet çdo ditë nga miliona turistë nga e gjithë bota, ndaj kjo suprizë kushtuar Gentës, me siguri ka patur shumë dëshmitarë.

Sigurisht që këngëtarja nuk mund të mos e ndante këtë ngjarje të bukur me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF