KreuCelebrity

Nëse lumturia do të ishte monedhë, sa e pasur është Lori Hoxha!

 

Lori Hoxha kishte pak kohë të lirë mbrëmjen e kaluar e në  respekt të 800 mijë ndjekësve të saj, trashëgimtarja e Top Media i kushtoi disa minuta pikërisht atyre, nëpërmjet ‘rubrikës’ pyetje-përgjigje në Instagram.

Sigurisht që kureshtja për të ditur sa më shumë rreth Lorit është përherë e madhe, ndaj edhe pyetjet në inboxin e saj vërshuan që në minutat e para.

Nga pyetjet e produkteve kozmetike që Lori përdor, e deri tek gjella me bamje, ndjekësit si çdo herë duan të dinë gjithçka mbi jetën dhe përditshmërinë e Hoxhës.

Njëri prej tyre e pyeti se sa e pasur është Lori nëse lumturia do të ishte monedhë dhe përgjigja e saj ishte kështu:

“Shtresë e mesme! Mund të përballoj shumicën e nevojave të mia dhe njëherë në kaq kohë, mund të shpenzoj pa menduar gjatë në diçka të mirë!”

Pra aktualisht lumturia për Lorin është një e mesme e artë, e duke qenë se të gjithë e dimë që lumturia ‘high class’ vështirë se mund të gjendet, neve na vjen mirë që ka gjetur balancën për të qenë e lumtur mjaftueshëm.

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF