KreuCelebrity

Xhani Shqerra do t’i rikthehet këngës?!

Për ata që e njohin Xhani Shqerrën vetëm si moderator, na lini t’ju kujtojmë se 10 vite më  parë ai e ka nisur karrierën si këngëtar, e mandej pasi spikati për oratorinë, imazhin e kuruar dhe sqimën ndaj ekranit, shumë shpejt emri i Xhanit do të lidhej ngushtë me moderimin.

Ndonëse simpatiku i ekranit është shkëputur nga muzika prej vitesh, duket se pasioni për këngën ‘fle’ ende tek ai, ndaj nuk do të qe aspak çudi nëse në radhët e këngëtarëve të momentit të rrijë dhe emri i Xhani Shqerrës.

 

Pak minuta më parë në instastoryn e tij, moderatori ka postuar video në të cilat shihet teksa ndodhet në timon dhe ‘shoqëron’ Ardit Gjebrean në radio. Sigurisht këtë veprim mund ta bëjmë të gjithë, teksa ndodhemi në makinë e në radio luhet kënga jonë e preferuar, ashtu si Xhani edhe ne mund të këndojmë, ama ndryshe nga Xhani ne (ose të paktën unë), nuk jemi (jam) aspak të (e) intonuar.

Nuk e dimë ç’plane ka Xhani për karrierën e tij si këngëtar, por që tani po e imagjinojmë në një klip veror, rrethuar me vajza, të cilat kërkojnë vëmendjen e tij.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF