KreuCelebrity

Finalja e Festivalit të Këngës do të jetë “bombë“; Eleni Foureira premton ta ngrejë sallën në këmbë!

Nga ato që po dëgjojmë e lexojmë, finalja e Festivalit të Këngës nuk duhet humbur kurrsesi. Sepse premton një spektakël elektrizues: në skenën e Pallatit të Kongreseve do të ngjiten më të mirët e dy netëve gjysëm finale e do të japing maksimumin e tyre me shpresën të sigurojnë vendin e parë, e bashkë me të, edhe biletën për në Eurovizion 2020.

Surprizat ama, nuk përfundojnë këtu: ka të ftuar speciale që do ta bëjnë edhe më të vecantë natën e madhe të Festivalit të 58-të: janë emra të njohur, suksesi i të cilëve garanton momente të paharrueshme për publikun. Mahmood vjen në natën e parë, Giusi Ferrieri, në të dytën dhe Eleni Foureira, me “flakët “ e saj, pushton natën finale.

Mësohet se këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë për plot 15 minuta, duke ofruar një show të vërtetë ku nuk do të mungojnë performanca e “ushtrisë“ së saj të balerinëve apo efekte e jashtëzakonshme piroteknike. Epo, kënga nuk quhet më kot “Fuego“!!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF