KreuStil Jetese

Ktheu modelen në shqiponjë; një kryevepër nga Enada At’Nikolla!

Enada At’Nikolla nuk krijon veshje, por ‘vesh’ mesazhe!

Na lini t’jua thjeshtësojmë paksa shprehjen e mësipërme.

Ndonëse me siguri shumë prej jush ja njihni, krijimtarinë, artin, grintën e origjinalitetin At’Nikollës, krijimet e saj e tejkalojnë gjithmonë infinitin e një veshje të thjeshtë për trupin, pasi në stilimet që mbajnë firmën “Enada At’Nikolla”, ka art, shpirt dhe mesazh…

Cindy Marina është bukuroshja që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe 2019”, veshjet e së cilës për setin e fotove me Fadil Berishën, fotografin zyrtar të këtij kompeticioni ju besuan krijimtarisë së Enadës.

Duhej një veshje që përfaqësonte Shqipërinë, e po ashtu edhe vetë Cindyn; dhe çdokujt në një rast të tillë i shkon mendja tek flamuri, shqiponja…

Njëjtë duket se mendoi edhe Enada kur u ndodh para përgjegjësisë për të krijuar një veshje në të cilën të ishte Cindy e po ashtu edhe Shqipëria, ndaj mendimi i parë dhe ‘çelësi’ për këtë veshje ishte Shqiponja.

U deshën disa orë në atelie, për të hedhur në skicë idenë që At Nikollës ju ndez qysh herët, që kur ju propozua të krijonte për përfaqësuesen e Shqipërisë në Miss Univers. Ajo e kishte të qartë e të pjekur idenë: Nuk do të krijonte një veshje, do të krijonte një shqiponjë!

“Modelja është vetë shqiponja, kam dashur të jap idenë sikur shqiponja ka dalë nga flamuri, del të fluturojë”; shpjegoi për Bordo stilistja At’ Nikolla.

“Shqiponja” e Enadës fluturoi para gjithë botës, teksa shqiptarë e të huaj janë mrekulluar duke e quajtur këtë punim si vepër arti, e madje të shumtë qenë ata që në rrjete sociale kërkuan që ky fustan të kthehet në kostum kombëtar.

 

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF