Arian Cani u duk mjaft I kënaqur pak ditë më parë kur prezantoi Sofinë e re. Vajza bukuroshe brune i plotësonte kriteret të gjitha, të paktën kështu u supozua. Moderatori kishte disa javë që nuk kishte asnjë “Sofi“ në krah dhe me Melisën, balerinë që studion për mjekësi në Milano, u mendua se do të binte më në fund rehat.
Por mesa duket, nuk qe e thënë. Sofia e re, sipas panoramaplus, nuk do jetë më pjesë e emisionit. Faqja e “Zonë e lirë” ka nxjerrë një postim ku shkruhet se kërkohet një Sofi nga mosha 19 deri 25 vjeç. Pak ditë më parë Çani tregoi se nuk është aq e lehtë për të gjetur një Sofi pasi ajo duhet të ‘ngjisë’ që në fillim.