KreuCelebrity

Aktorja nxjerr foton më të ëmbël me vajzën e saj: “U rritëm bashkë“!

Aktorja e famshme hollivudiane Katie Holmes arriti ta merrte kujdestarinë e të bijës pas ndarjes nga Tom Cruise, dhe kjo e ndihmoi të mbetet si përherë, thuajse e pandashme me të. Katie ka rrëfyer së fundi se kur e solli vajzën në jetë në moshën 27 vjecare, i dukej vetja fëmijë edhe vetë. Sepse nuk ishte tamam e përgatitur për një gjë të tillë. Por tani thotë se ky qe praktikisht një bekim.

“Ne pothuajse u rritmë bashkë“, është shprehur ajo. “Ne shumë gjëra I bëjmë bashkë, megjithatë nuk e detyroj kundër dëshirës së saj“, ka shtuar Katie. Ndërkohë të përbashkëta nuk mungojnë sic janë dashuria për baletin, ndeshjet e basketbollit ndërsa kënaqen pa masë në shoqërinë e njëra tjetrës.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF