KreuCelebrity

Batuta therëse që i bënë Leonardo di Caprios për vajzat shumë më të reja me të cilat shoqërohet!

Ishte një shaka, po nga ato “gjysëm të vërteta“ ajo që e bëri Leonardo di Caprion të skuqej në mbrëmjen e Golden Globes. Aktori i njohur britanik i humorit, Ricky Gervais tha disa batuta të forta gjatë prezantimit të ceremonisë së mbajtur në Los Angeles. Por njërën prej tyre, është e sigurtë që di Caprio ka për ta mbajtur mend për një kohë të gjatë.

Gervais e vuri në lojë aktorin hollivudian për faktin që shoqerohet vetëm me vajzë më të reja.

Ndërsa diskutonte filmin e fundit të aktorit,  “Once Upon A Time In Hollywood”, Gervais 58 vjeçar, u ankua se ishte shumë e gjatë.  “Leonardo DiCaprio mori pjesë në premierë dhe deri në fund, e dashura e tij ishte shumë e vjetër për të”, ka thënë ai. Mes të qeshurve të publikut, Gervais shtoi: “Edhe Princi Andrew thotë ‘hajde shoku Leo, ti je gati 50 vjeç, bir’”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF