KreuCelebrity

Rezart Veleshnja i del në mbrojtje Xhemit dhe motrave Vjollca, tregon foton “bio“ të Alketës!

Alketa Vejsiu e fshiu komentin për motrat Vjollca, ndërsa atë për Xhemi Shehun e ka “ngrirë“ duke mos lejuar të shkruhen më komente të tjera, dhe e gjithë kjo, pas furtunës që shkaktoi në rrjetet sociale qëndrimi i saj.

Por diskutimet vazhdojnë, e kanë përfshirë madje edhe personazhe publike. Rezart Veleshenja I ka dalë në krah kolegeve të tij, duke postuar një foto të vjetër të Alketës, ku moderatorja thuajse nuk njihet. “Alketa bio. Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit dhe do ishte krenar të bashkëpunonte me të”, ka shkruar ai, duke shtuar më tej pas mesazhit të mësipërm : “Ta dish Alketa unë të dua shumë, të kam shumë xhan, të adhuroj, madje e urrej këdo që të shan ty”!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF