KreuCelebrity

Sa emocionuese! Moderatori shqiptar i propozon ‘live’ të fejuarës në program!

Në mbyllje të puntatës së radhës të programit “Këndo këngën time” moderatori Ardit Roshi kërkoi 1 minut për vete. Pasi bëri një hyrje emocionuese duke përshkruar një person që qëndron gjithmonë pas skenës në atë dhe programe të tjera që Roshi ka bërë, moderatori ftoi në skenë pikërisht atë, Blerinën, njeriun e zemrës.

Duket se kjo thirrje në skenë ishte e papritur për Blerinën, e cila u afrua pranë Arditit e habitur, ndërsa emocionet i lexoheshin në sy.

 

 

SHE SAID YES!!

A post shared by Ardit Roshi (@arditroshi) on

“Do përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, ju drejtua moderatori partneres e ndërsa u ul në gjunjë nxorri nga xhepi i xhaketës një unazë.

Nuk mund të mos përlotej Blerina nga ku gjest i ëmbël i partnerit të saj, dhe sigurisht Ajo tha Po!

“Ju prezantoj me Blerina Bajkon e cila tashmë është e fejuara ime dhe nusja ime siç e kuptuat”; tha në fund Arditi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF