KreuCelebrity

Bradley Cooper kapet mat duke flirtuar me aktoren kubaneze!

 

Që prej ndarjes nga Irina Shayk, disa muaj më parë Bradley Cooper është beqari më i kërkuar i momentit.

Ndërsa 45 vjeçari duket se është në ‘gjueti’, dhe ‘gjahu’ kësaj here është aktorja kubaneze Ana de Armas. Mediat e huaja shkruajnë se dyshja janë parë të flirtojnë me njëri tjetrin në Golden Globes, dhe sipas burimeve Bradley dukej shumë i interesuar për Anan.

“Ai vazhdimisht bënte shaka dhe vetëm qeshte, madje dukej shumë i dhënë pas Anës”; ka treguar një burim.

Nuk dihet nëse ka lindur diçka më shumë se miqësi mes dy aktorëve, apo ata janë thjesht kolegë të mirë duke qenë se kanë luajtur bashkë në filmin “Ëar Dogs” në vitin 2016.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF