KreuBusull

“E tradhëtonte burrin e parë, është e ndyrë”; babai i Meghan Markle shokon me deklaratën!

 

Duket se babai i Meghan Markle nuk do të heqë dorë nga deklaratat shokuese rreth së bijës. Pasi duket se për disa muaj kishte rënë në qetësi, Thomas Markle u kthye sërish në vëmendje të mediave britanike, pasi ai nuk është aspak dakord me vendimin e çiftit Meghan-Harry për të lënë mbretërinë.

Sipas mediave të huaja i ati i Meghan, Thomas Markle, ka bërë marrëveshje për një dokumentar në të cilin do të jenë të gjitha skandalet e saj, duke thelluar kështu raportin aspak të mirë baba e bijë.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi, Thomas ka shokuar jo pak teska është shprehur se Meghan e ka tradhëtuar bashkëshortin e parë dhe kjo ka qenë arsyeja e divorcit të tyre.

Qëkur ishte e vogël ajo dëshironte të bëhej një princeshë, dhe ajo e mori atë, dhe tani. . . duket sikur ajo po ia del. Me sa duket 3 milionë dollarë dhe një shtëpi me 26 dhoma gjumi nuk janë të mjaftueshme për ta. Është e turpshmë për mua. Unë do të mbroj veten time dhe do të paguhem për të. Nuk më intereson. Në këtë pikë ata më kanë borxh. Mbretërorët më kanë borxh. Harry më ka borxh. Meghan më ka borxh. Për atë që kam kaluar, unë duhet të shpërblehem. Unë nuk mund ta shoh atë duke mu afruar, veçanërisht tani. Unë mendoj se të dy po kthehen në shpirtra të humbur në këtë pikë. Nuk e di se çfarë ata po kërkojnë. Unë nuk mendoj se ata e dinë atë që kërkojnë. Për të meshkujt janë thjeshtë shkallë drejt famës. E tradhtonte burrin e parë fshehurazi. Është e ndyrë… më vjen turp”.është shprehur Thomas Markle

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF