KreuCelebrity

Rezart Veleshnja i indinjuar për ftesën e bërë aktorit: përse e keni thirrur, do iki nga paneli…

Rezart Veleshnja i indinjuar për ftesën e bërë aktorit:

Emisioni ‘Shqipëria Live’ kishte në qendër të tij këtë radhë kinematografinë e ditëve tona. Vetëm dy ditë më parë, aktori I njohur Alfred Trebicka e shpalosi të gjithë indinjatën e tij ndaj krijimeve të tilla si “I love Tropoja” i Ermal Mamaqit apo  “Falko” i Bes Kallakut. Pra, cfarë është kinematografia sot art, apo komercializëm? Kjo ishte dhe temë diskutimi në studio, ku Rezart Veleshnja nuk e fshehu bezdinë që I shkaktoi fakti se pjesë e emisionit do të ishte dhe Drilon Hoxha.Në momentin që kjo iu komunikua, Rezarti reagoi ashpër. “ Drilon Hoxha nuk ka as shkollën, asgjë; të paktën ne e kemi mbaruar një akademi; filma mund të bëjë dhe një komshiu im, por tani, e ulim nivelin e bisedës fare se jemi përballë një profesori..panelin nuk mund ta ngatërrosh, më detyron që unë personalisht të cohem e të iki..“ ka qenë komenti I tij, I cili tërhoqi mjaft vëmendje.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF