KreuCelebrity

Ndeshja e parë pas vdekjes së Kobe Bryant; Lakers i jep lamtumirën legjendës së basketbollit!

 

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe e bija 13 vjeçare Gianna humbën jetën tragjikisht të dielën e 26 janarit 2020, kur helikopteri me të cilin ata së bashku me 7 persona të tjerë po udhëtonin, humbi kontrollin për shkak të kohës së keqe dhe mjegullës dhe u përplas duke shpërthyer në flakë.

Ky lajm shokoi botën e basketbollit, fansat, miqtë familjarët të njohur e të panjohur të 41 vjeçarit, i cili do t’i mungojë shumë “Lakersave” skuadrës ku ai u formua si talent e u kthye në legjendë…

Vetëm 6 ditë nga vdekja e Kobe, LA Lakers pati ndeshjen e parë pas tragjedisë dhe sigurisht që atmosfera nuk i ngjante aspak ndeshjeve të mëparshme, në të cilat Kobe nuk mungonte pothuajse asnjëherë.

Trishtim, lot e pëshpërima, ndërsa pjesa më e madhe të pranishmëve mbanin veshur fanellën e Kobe Bryant me numrat 24 dhe 8, numra që legjeda e basketbollit ka mbajtur gjatë karrierës së tij.

Në vendin ku Kobe dhe e bija ishin ulur në ndeshjen e fundit të Lakers, që do të ishte edhe e fundit e jetës së tyre, u vunë lule dhe fanellat përkatëse të Kobe dhe Gianna.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF