KreuStil Jetese

Tatuazhi i ri SHQIP i Rita Orës na e shkriu zemrën!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka bërë një tatuazh të ri në trupin e saj.

Ylli i muzikës i ka treguar gjithë botës ‘gdhendjen’ më të re në trupin e saj, që është shkruar në gjuhën shqipe dhe që ka një domethënie tejet të veçantë.

Në pjesën anësore të qafës, Rita ka shkruar fjalën ‘zog’,  një fjalë përkëdhelëse në shqip, të cilës vetë Rita i ka dhënë kuptimin me anë të një shpjegimi që i ka bërë nën foton e publikuar në Instagramin e saj.

“Kur isha e vogël, mamaja im më thërriste ‘zog’, ‘Zogi mamit”, që do të thotë zogu i saj i vogël.”-, ka shkruar Rita duke falenderuar edhe tatuatorin që ia realizoi në trup këtë kujtim që ajo e do shumë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF