KreuStil Jetese

“M’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak”, Ardit Gjebrea dedikim prekës për Nexhmije Pagarushën

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës, lengjendës së muzikës shqiptare ka shkaktuar një dhimbje të madhe te artistët shqiptarë e më shumë akoma te familjarët e miqtë e patën afër.

Një ndër ta është Ardit Gjebrea, i cili ka pasur një lidhje të veçantë më artisten e madhe dhe lajmi i rëndë i mëngjesit të sotëm siç thotë ai ia ka sëmbuar zemrën.

Krahas një fotoje më artisten e ndjerë, Gjebrea shkruan disa fjalë zemre që kanë përlotur publikun duke treguar kështu marrëdhënien speciale mes dy artistëve.

“Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën. E mira, e ëmbla, lozanjarja ime. Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty.

Kush tha që u shua bylbyli? Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne. Më sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!”– shkruan Arditi.

Nexhmije Pagarusha humbi jetën mëngjesin e 7 shkurtit pasi humbi bejetën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej pak kohësh.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF