KreuCelebrity

U pagua 140 mijë euro në Sanremo; ja për çfarë do t’i shpenzojë Georgina këto para!

Partnerja e futbollistit Christiano Ronaldo prezantoi krah Amadeus natën e tretë të Sanremos. Sipas mediave italiane bukuroshja Georgina u pagua 140 mijë euro për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës italiane.

Por për çfarë do t’i shpenzojë paratë e marra nga Sanremo bomba latine?!

Mediat italiane kanë hulumtuar dhe kanë mësuar se të 140 mijë eurot do të shkojnë për bamirësi. Georgina ka vendosur që këto para t’i dhurojë për të ndihmuar në ndërtimin e një spitali për fëmijë në Torino të Italisë.

Duke njohur natyrën filantropike të partnerit të saj Christiano Ronaldo, duket se edhe Georgina po ndjek të njëjtën rrugë si futbollisti i famshëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF