KreuCelebrity

Aksidentoi 64 vjecaren?? Flet Ilda Bejleri!

Ilda Bejleri ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas lajmit se ka aksidentuar një 64 vjecare.

“Sot rreth orës 12:20, Enriketa Gjuzi, ka mbetur e plagosur rëndë në aksident. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit. Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes”, ishte informacioni I përcjellë nga një portal. Moderatja e Procesit Sportiv, e përgënjeshtroi dhe u shpreh mjaft e indinjuar nga fakti që është përmendur emri i saj. “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë?! Si mund të shpifin për njerëzit kështu!!”, ka shkruar ajo në Instastory.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF