KreuCelebrity

XING me veshjen/ Nevina Shtylla apo Alba Hoxha; cila ngjan më bukur?!  

 

Tashmë është bërë rutinë që shpesh dy apo më shumë personazhë të njohur të kenë përplasje duke zgjedhur të njëjtën veshje.

Kësaj here dy vajza simpatike të ekranit shqiptar kanë shkuar drejt së njëjtës zgjedhje në të veshur. Nevina Shtylla dhe Alba Hoxha duket se kanë preferuar një ‘little black dress’ për daljet e tyre të fundit.

Në fakt e para që e veshi këtë fustan të shkurtër me xixa ishte balerina dhe vazja e motit në Tv Klan, Alba Hoxha, e mandej të njëjtën veshje e pamë tek moderatorja Nevina Shtylla në programin “E Diell”.

Pyetja si: “Cilës i shkon më shumë?” e plot të tjera si këto, tashmë janë bërë të zakonshme, por duket se edhe kësaj here është e pashmangshme, dhe duke qenë se ne jemi të pavendosur për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, po jua lëmë juve në dorë.

Cila shkelqeu me shumë, Alba apo Nevina?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF