KreuCelebrity

U ngrit në këmbën për pozën zyrtare pas lindjes, por Kate Middleton tani e tregoi të vërtetën: “Ishte e tmerrshme“!

Kur Kate Middleton është shfaqur shumë shpejt pas lindjes e zbukuruar, e krehur dhe e qeshur për pozën zyrtare, nuk ishin të paktë ata që menduan: “ Sa shpejt e mori veten“!

 

Por gjërat nuk qenkan tamam ashtu. Kate e tregoi vetë se pas asaj buzëqeshjeje dhe qëndrimit mbi taka, fshihej dicka tjetër.

“ Ishte e tmerrshme, nuk do të gënjej për këtë“, tha dukesha në emisionin “Happy Mum, Happy Baby”, duke treguar se vështirësitë më të mëdha i pati sidomos pas lindjes së parë. “Të gjithë janë treguar shumë përkrahës dhe si unë, edhe William-i ishim shumë të përgjegjshëm që kjo ishte diçka e shumëpritur nga të gjithë. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që njerëzit na kanë dhënë dhe ishte shumë e rëndësishme për ne që ta ndanim gëzimin dhe të tregonim vlerësim ndaj publikut. Por fakti që kishim në dorë një bebe të porsalindur, ishim prindër pa ekperiencë, të pasigurt, kishim ndjesi të përziera”, – rrëfeu ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF