KreuCelebrity

Përse vendos buzëkuq dhe në ceremoni mortore, rrëfimi i Iris Luarasit!

Vështirë të ndodhë që ta shohim Iris Luarasin pa buzëkuq. Buzët e lyera spikasin në fytyrën e saj, dhe pikërisht për këtë marrëdhënie të vecantë, ajo foli dhe tek “Rudina“ ku rrëfeu përse nuk heq dorë nga ky zakon, as në ceremoni mortore.

Irisi e sheh buzëkuqin si një shenjë serioziteti.“Kemi një problem sepse fjala buzëkuq ka edhe fjalën ‘e kuqe’, por buzëkuqi mund të jetë i një ngjyre tjetër dhe unë sigurisht që e di që do të ishte absolutisht e tepruar që të shkoje në një ceremoni mortore me buzë si këto të miat sot, qoftë edhe në rastin kur ai që ka ndërruar jetë është dikush që nuk e njeh. Unë po them se buzëkuqi është shenjë e seriozitetit, por s’do të thotë se ti duhet të shkosh me buzë të kuqe flake,” u shpreh ajo.

Më pas rrëfeu dhe nga e ka “trashëguar“ më shumë këtë lidhje: nga vjehrra, e cila deri në momentin që ndërroi jetë, u kujdes që çdo ditë të vendoste buzëkuq. Luarasi tregoi se kur ajo u largua nga kjo jetë “vendosi buzëkuq vishnje për ta nderuar”, sepse ishte diçka që e identifikonte.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF