Frymëzohen nga sfida e Jennifer Lopez, “mamatë“ nga e gjithë bota ekspozojnë trupin në Instagram!

Selfie me bikini përpara pasqyrës e Jennifer Lopez i ka dhënë guxim shumë mamave nëpër botë që ta pranojnë sfidën e re dhe të tregojnë trupin e tyre, edhe nëse ai nuk është perfekt! Një numër I madh grash, por edhe burra, e kanë ndjekur të ashtëquajturën the #JLoChallenge, duke nxitur kështu një lëvizje të vërtetë për pozitivitetin ndaj trupit. “Epo nëse e bën Jennifer Lopez, nëse e bëj unë, nëse e bëjnë me mijëra nëna që punojnë e që kanë lloj lloj formash e përmasash, mund ta bësh edhe ti“, ka shkruar influencuesja e shëndetit dhe fitnesit, Maria Kang, dhe shumë gra “u hodhën“ në aksion pas saj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article