KreuStil Jetese

Planet për dasmë; Alfio: “Do bëj diçka që se ka bërë njeri më parë”

Alfio Rrotani dhe partnerja e tij Fatma Methasani janë duke shijuar javët e para të prindërimit. Vetëm 1 muaj më parë atë mirëpritën në jetë djalin e tyre që vendosën t’a quajnë Noah.

Por siç e dimë çifti i njohur ende nuk e ka kurorëzuar historinë e dashurisë ndonëse siç kanë pranuar dasma është në planet e tyre t ësë ardhmes. Këtë e ka rikonfirmuar Alfio në një intervistë të dhënë së fundmi për “Lart e poshtë” duke folur për planet që kanë për martesën e tyre.

Shefi i kuzhinës pohoi se ai dëshiron shumë që të realizojë një ceremoni të veçantë që nuk është parë ndonjëherë dhe që të jetë një kujtim që do të mbahet mend gjithë jetën. Arsyeja se përse martesa e Alfios dhe Fatmës është shtyrë është edhe për shkak të kushteve financiare, pasi dëshiron që të jetë i sigurtë dhe në rregull nga ana ekonomike.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme… Tashmë që është bërë baba, Alfio pranoi se arsyeja tjetër që po shtyn martesës e dyshes është edhe i biri, pasi ata po presin që djali të rritet dhe pak që t’ia japi unazat mamit dhe babit.

“Kur të jem në rregull nga ana financiare, kur të jem super i sigurt, kur e di që do të bëj diçka të veçantë që s’e ka bërë njeri deri më sot… Fundja është kujtim që të ngelet gjithë jetën dhe pres që të më rritet dhe pak çuni, se kam qejf që çuni të m’i sjelli unazat.”- rrëfeu Alfio, duke thënë se dëshiron që në të ardhmen ta shtojë familjen me një vajzë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF