KreuStil Jetese

“Do përfundosh shitës domatesh”, Jul Deda thumbon mësuesit e gjimnazit për 7 Mars!!!

Këtë 7 Mars, aktori i humorit Jul Deda ka zgjedhur të japë një mesazh ndryshe me rastin e festës së mësuesit. Me anë të një fotoje shkëputur nga show i humorit “Klanifornia”, shkodrani ka zgjedhur t’i rikujtojë arritjet e tij profesionale ish-mësuesve të gjimanzit që, siç thotë edhe vetë, as nuk e kanë menduar se ai do të behëj dikush në jetë.

 

 

Dua t’i uroj 7 Marsin ish-mesuesve te mi ne gjimnaz, sidomos atyre qe me thonin “ti djale me keto mend qe ke, shites domatesh do perfundosh”. Gezuar o njishat e parashikimit…!

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on

“Dua t’i uroj 7 Marsin ish-mesuesve te mi ne gjimnaz, sidomos atyre qe me thonin “ti djale me keto mend qe ke, shites domatesh do perfundosh”. Gezuar o njishat e parashikimit…!”

Julian Deda është djali i aktorit të madh shkodran Zef Deda. Ai ka përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë dhe ka nisur karrierën e tij që prej vitit 2003. Pas sukseseve në “Portokalli”, “Apartamenti 2Xl”, “Duplex”, së fundmi Juli është shpërngulur në Tv Klan ku është pjesë e rëndësishme e show-t “Klanifornia”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF