KreuCelebrity

Olta Daku e gjeti mënyrën sesi të dalim darkave, dhe të mos rrezikohemi nga koronavirusi!

Pasi qarkulloi mirë e mirë në Italinë fqinjë, ngjalli panik në Greqi, shënoi raste në Serbi, Bosnje e Bullgari, duke na rrethuar nga të gjitha anët, koronavirusi, ashtu sic duket ishte e pashmangshme, mbërriti dhe në Shqipëri. Frika kryesore në këtë situatë është kontakti me njerëzit e sëmurë. Por derisa të kuptohet se cili është i sëmuri ( sepse bartësi mund të mos ketë simptoma), njerëzit me të drejtë i druhen përballjes me të tjerët.

Atëherë si i bëhet kur do që të dalësh dhe të mos sëmuresh? Bëhesh gati, zbukurohesh për qejfin tënd dhe…bën si Olta Daku! Ja dhe flokët i kreha, o sa mirë, tani do iki të mbyllem në shtëpi“, ka shkruar ajo në krah të një videoje disa sekondëshe të hedhur në rrjetet sociale. Dhe një nga përgjigjet më të bukura ishte : “Mbyllesh në shtëpi shpirti, po ama mbyllesh si zonjë“!

 

 

 

A post shared by Olta Daku (@oltadaku) on

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF