KreuCelebrity

Zi në familjen e Hygerta Sakos; i ati ndahet nga jeta!

 

Me siguri kjo e sotmja do të mbetet dita më e trishtë në jetën e moderatores Hygerta Sako, pasi fatkeqësisht babai i saj ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka bërë publik vetë moderatorja, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka njoftuar për ikjen nga kjo botë të të atit.

“Babai im i shtrenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta. Na la pas zemërthyer e shpirtcopëtuar por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba e gjysh i gëzuar. T’u ndrittë shpirti aty ku do shkosh, ëngjëlli im.  Varrimi bëhet nesër në orën 11.00 nga shtëpia funerale Alba 2000 pranë Medresesë”; ka shkruar Hygerta në postimin më të trishtë të jetës së saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF